Klasa e notit

Noti zë vend të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve në shkollën tonë. Shkolla Universum posedon pishinën e brendshme e cila është në dispozicion për nxënësit e shkollës. Për ti shmangur rreziqet e mundshme, shkolla organizon klasa të veqanta të notit për nxënësit.

Pjesëmarrës në klasat e notit janë të gjithë nxënësit nga niveli parafillor deri te shkollimi i mesëm i lartë.

Trajnerët në Universum kujdesen që fëmijët ti ndjekin udhëzimet për sigurinë dhe menaxhimin e situatave të ndryshme në ujë. Temat që diskutohen qysh në fillim të klasave të notit janë:

  • Koncepti dhe rëndësia e sigurisë në ujë
  • Si ti shmangin rreziqet e mundshme brenda dhe afër ujit
  • Si ti trajtojnë situatat e krizës në ujë
  • Teknikat e sigurisë në ujë

Pishina e shkollës

Klasa e notit

Rëndësia e aktiviteteve në not është shumë e madhe, noti është i shkëlqyeshëm në zhvillimi kardiovaksular dhe në ekuilibrin skeletor.

Trupat e fëmijëve ndryshojnë vazhdimisht derisa zhvillohen dhe rriten prandaj është e rëndësishme që ata të bëjnë mjaftueshëm ushtrime për të djegur energjinë e tepërt dhe yndyrën.

Noti gjithashtu ndihmon në zhvillimin e kockave dhe muskujve të fortë.

Sipas hulumtimeve të fundit, noti gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe lehtësimin e tensionit.

Mbi të gjitha noti e rrit disiplinën, përqendrimin dhe kontrollin, aspekte këto shumë të rëndësishme gjatë mësimnxënies.

Klasa e notit | Shkolla Universum

Shkolla Universum posedon pishinën e brendshme, e cila është në dispozicion për nxënësit e shkollës.

Trajnerët në klasat e notit në Universum kujdesen që fëmijët ti ndjekin udhëzimet për sigurinë dhe menaxhimin e situatave të ndryshme në ujë. 

Kampionët tanë

Nxënësja jonë Adea Alidemi po vazhdon të na bëjë krenarë me sukseset e saja në garat e notit. Ajo ka fituar dhjetra medalje dhe pikë olimpike në gara të notit.