Universum Digital Academy

Në Universum Digital Academy fëmijët mësojnë përmes aktiviteteve dhe lojërave online me mentorim të vazhdueshëm. Ndërsa mësojnë, fëmijët do të ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë. 

Gjatë ligjëratave ata zbaviten shumë duke arritur të përkthejnë algoritme në programe, dekodojnë dhe komandojnë karaktere të lojërave, e poashtu identifikojnë dhe adresojnë gabime. Mbi të gjitha ata do të mësojnë për sigurinë në internet dhe përdorimin e web-site të sigurta.

PSE UNIVERSUM DIGITAL ACADEMY?

  • MENTORIM TË VAZHDUESHËM - Në Universum Digital Academy fëmijët inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre. Gjatë mësimit dhe punimit të projekteve për detyrë shtëpie, fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë. Sidomos, gjatë shkrimit të kodit, fëmijët një pjesë të kohës së tyre “koduese” e shpenzojnë duke rregulluar defektet apo gabimet! Për të ju lehtësuar punën, tutorët tanë ofrojnë gjatë gjithë kohës mentorim individual për fëmijët përmes platformës Google Meets.
  • GRUPE TË VOGLA - Grupet e mësimit në Universum Digital Academy janë jo më të mëdha se 15 fëmijë. Grupi prej 15 fëmijëve ofron kushte ideale që ora mësimore të jetë e pasur me diskutime, pyetje dhe interaktivitet. Gjatë orëve mësimore, fëmijëve do të ju kërkohet të punojnë në grupe duke mundësuar që femijët të zënë shoqëri të re dhe të mësojnë nga njëri tjetri.
  • LIGJËRATA INTERAKTIVE - Ligjeratat në Universum Digital Academy mbahen përmes platformës Google Meets. Kjo platformë mundëson komunikimin përmes zërit dhe me kamerë. Po ashtu, instruktori në mënyrë të vazhdueshme do të përcjell punën që secili nxënës bënë në platformë.
  • CERTIFIKIMI - Programi i kodimit ka 6 nivele, në fund të të cilave bëhet certifikimi. Pajisja e fëmijëve me certifikatë dëshmon që ata kanë përvetësuar shkathtësitë e nivelit dhe që janë të gatshëm të vazhdojnë në nivelin e radhës. Procesi i certifikimit po ashtu u jep fëmijëve vetbesim dhe motivim për të vazhduar më tutje me mësimin e kodimit.
  • RAPORTI I PROGRESIT - Progresi i secilit femijë drejt mësimit të kodimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Universum Digital Academy. Instruktorët dhe tutorët e UDA në mënyrë të vazhdueshme do të përcjellin progresin e secilit fëmijë për të siguruar që asnjëri nuk mbet mbrapa në mësim. Tutorët e UDA do të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në zgjidhjen e detyrave dhe zhvillimin e projekteve.

Kodim, Animacion dhe Robotikë

Mësimi për kodimin i përgatit fëmijët qysh në moshë të re për një të ardhme të suksesshme akademike dhe profesionale. Prandaj prindërit dhe mësuesit konsiderojnë që kodimi është një nga shkathtësitë më të rëndësishme të këtij shekulli. Kodimi ndihmon fëmijët që të kuptojnë më mirë matematikën, organizimin, kreativitetin, dhe të zhvillojnë shkathtësi të shkrimit dhe të mendimit
kritik.

  • Mirëpo, kodimi në dukje të parë duket i vështirë. Edhe të rriturit ndonjëherë kanë problem për ta mësuar. Prandaj, në programin e kodimit të Universum Digital Academy fëmijët do të mësojnë të kodojnë përmes aktiviteteve dhe lojërave online me mentorim të vazhdueshëm.
  • Ndërsa mësojnë, fëmijët do të ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe
    kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme
    që ata zhvillojnë.

Pyetjet më të shpeshta

Universum Digital Academy ofron kurse të kodimit, animacionit dhe robotikës.

Ndërsa mësojnë, fëmijët do të ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë. 

Mësimi për kodimin i përgatit fëmijët qysh në moshë të re për një të ardhme
të suksesshme akademike dhe profesionale. Prandaj prindërit dhe mësuesit
konsiderojnë që kodimi është një nga shkathtësitë më të rëndësishme
të këtij shekulli.