Në Shkollën Universum, misioni ynë është të rivendosim shëndetin e brezit të ri… Ne besojmë se zakonet e duhura në fëmijëri janë themeli për të rritur të pavarur dhe të shëndetshëm.
Mësimi i fëmijëve për bazat e gatimit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zgjeruar njohuritë e tyre mbi ushqimin.
Mësimet që i marrin në fëmijëri ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës, kështu që praktikimi i hershëm është një hap i rëndësishëm për fëmijët të krijojnë marrëdhënie pozitive me ushqimin e shëndetshëm, dhe kjo fillon me klasat e gatimit në shkollë fillore.
Edukimi shëndetësor dhe gatimi janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme si një strategji për të ulur obezitetin e fëmijëve. Edukimi i fëmijëve në një moshë më të re se si të gatuajnë ushqim të shëndetshëm mund të ndihmojnë në parandalimin e pabarazive të shëndetit në të ardhmen dhe sëmundjet që lidhen me mbipesha që janë të përhapura në mbarë botën.
Edukimi i fëmijëve rreth gatimit është gurthemeli i shëndetit të mirë.
Shkolla Universum ofron mjedis të sigurtë, klasa të drejtuara nga profesionistë që ndihmojnë fëmijët të përdorin një sërë aftësish gatimi për të përgatitur, gatuar dhe të ushqehen me ushqime të shëndetshme.
Klasat tona të gatimit po ju ndihmojnë nxënësve të bëjnë zgjedhje të shëndetshme të ushqimit, pra ata po marrin në kontroll shëndetin e tyre.