119066402_2012491162217894_7529858972681300945_o

Klasa e muzikës

Në Shkollën Universum arti dhe muzika janë pjese e pandashme e aktiviteteve ditore tek fëmijët duke ndihmuar kështu në zhvillimin emocional dhe profesional të nxënësve.

Arti dhe muzika në shkollë sjellin përfitime të jashtëzakonshme tek fëmijët. Nxisin zhvillimin në të gjitha fushat mendore, emocionale dhe edukative, mbi të gjitha iu ndihmojnë fëmijëve të përmirësojnë performancën e tyre në shkollë.

Klasa të veqanta

Aktivitete muzikore

Përveç orëve të rregullta në muzikë të parapara me planprogram, nxënësve tanë u ofrohen edhe aktivitetet javore në muzikë, konkretisht mësimet individuale me instrumente në piano, gitarë dhe violinë, si dhe orët e këndimit. Pjesëmarrës janë nxënësit e të gjitha niveleve.

Përmes këtyre aktiviteteve kemi zbuluar një numër të madh të talentëve, të cilët po korrin suksese në festivale të ndryshme të këngëve për fëmijë.

Klasa e Muzikës | Shkolla Universum

Klasat e muzikës po nxisin zhvillimin në të gjitha fushat mendore, emocionale dhe edukative të nxënësve tan

Muzika është shumë e dobishme tek nxënësit, sepse në aspektin emocional e lehtëson stresin, e ndihmon trurin të pushojë duke u sinkronizuar me tingujt, në këtë mënyrë një nxënës është në gjendje të përqendrohet më lehtë edhe në lëndët e tjera.

Gjatë klasave të muzikës në shkollën tonë kërkohet që nxënësit të punojnë në grupe ose me partnerë, kjo i mëson ata të krijojnë marrëdhënie shoqërore dhe të jenë në gjendje të punojnë në ekipe.