Shkolla Universum në bashkëpunim me kastin e serialit “ O Sa Mirë” organizojnë shkollën më profesionale të aktrimit për fëmijë “O Sa Mirë KiDS Academy”.
Duke u nisur nga fakti se të gjithë fëmijët kanë talente të ndryshme por jo gjithmonë kanë mundësin që t’i shprehin ato si dhe duke parë nevojën për aktivitete shtesë të fëmijëve të grupmoshave të ndryshme, kemi vedosur që të bashkojmë forcat dhe dijet në themelimin e një institucioni të përbashkët, ku fëmijët do të mund të mësojnë shumë, të aftësohen dhe të zbulojnë më të mirën nga vetja.
Aktrimi dhe skena ju mëson mbi të gjitha fëmijëve fuqinë e punës në grup, si një skuadër dhe të gjithë përfitimet që sjellë krijimi i kësaj energjie të përbashkët.
Fëmijët mësojnë që, nëpërmjet durimit dhe këmbënguljes, mund të nxjerrin në pah diçka të mrekullueshme. Ata mësojnë që nëse nuk dorëzohen, dështimet mund të transformohen në sukses.
Jo domosdoshmërisht të gjithë fëmijët do të bëhen aktore, mirëpo qëllimi i programit tonë të aktrimit është që fëmijët të përfitojnë edhe në aspekte tjera, pasi klasa e aktrimit në fëmijëri do të bëhet një asistent i çmueshëm në çdo fushë
I bën ata më të shoqërueshëm. Eksperienca e aktrimit i bën fëmijët të përballen me shumë situata, shumë fëmijë me karaktere të ndryshme, dhe shumë personazhe që do duhet ti luajë në skenë.
Inkurajon të menduarit jashtë kornizave. Kreativiteti është elementi kryesor që të ndihmon përgjatë gjithë jetës për të qenë i prirur drejt zgjidhjes së problemeve personale apo profesionale.
Ndërton aftësi për të prezantuar. Kur mëson të aktrosh, fiton disa aftësi që shërbejnë në çdo fushë të jetës: si të prezantohesh gjatë një interviste pune, gjatë një takimi, si të prezantosh një detyrë në shkollë apo dhe një projekt shkencor.