0
Uncategorized

Verona Misini, përfituese e bursës 100% nga Shkolla Universum

Për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve nga gjithë Republika e Kosovës për disa vite me radhë Shkolla “Universum” organizon garën e diturisë të quajtur “Universiada”, e cila ka për qëllim – Promovimin e nxënësve më të mirë në Republikën e Kosovës si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes BURSAVE të plota. 

Verona Misini, përfituese e bursës 100% tregon për përvojen e saj në Universiade “Unë kam aplikuar në Garën e Diturisë UNIVERSIADA dhe kam fituar bursë shkollimi të plotë 100%. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Shkollës UNIVERSUM sepse e di që e ardhmja ime profesionale dhe akademike do të
jetë e ndritur. Prandaj ju inkurajoj të gjithë nxënësve të aplikojnë në UNIVERSIADA dhe të sfidojnë veten me nxënësit më të suksesshëm në vend”.
 
Andaj apliko edhe ti, përfito bursë si Verona dhe 138 nxënësit tjerë. Linku për aplikim http://tiny.cc/5m2mqz
 
Gara është e hapur dhe vlen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës në klasat V deri në klasën e IX-të.
 
Për më shumë informata rreth Universiadës apo Shkollës Universum kontakto shkolla@universum-ks.org apo +383 44 452 808 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *