Recent Program

  • No Events found

Activities & Syllabus

  • No Events found

For Admission

    Niveli Parafillor

    Mosha 2-6 vjeç

    Niveli para fillor përfshinë edukimin e hershëm, përkujdesjen ditore dhe edukimin parashkollor.

    Universum Kids Academy ofron përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor për fëmijë nga mosha 09 muaj deri 6 vjeç, duke ju ofruar ambient të sigurtë, të këndshëm, dhe të përshtatshëm për fëmijë. 

    Kurrikula

    I tërë aktiviteti edukativ me fëmijët e grupmoshave të ndryshme organizohet përmes lojës, pasi që loja konsiderohet veprimtaria kryesore dhe mënyra përmes së cilës fëmijët zhvillohen dhe edukohen në mënyrë të natyrshme. Fushat sipas kësaj metodologjie janë plotësisht në koherencë të plotë me fushat e zhvillimit të parapara sipas “Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeҁ”.

    Planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve

    Qëllimi i planifikimit dhe organizimit të aktiviteteve edukative është që fëmijët përmes aktivitetit brenda grupmoshës së caktuar, të arrijnë zhvillimin e rezultateve të të nxënit të cilat janë të parapara me dokumentin e “Standardeve te zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërine e hershme 0-6 vjeҁ”.

    Hapësira krijuese

    Projektet tona plotësojnë më së miri kërkesat e fëmijëve dhe edukatoreve për më shumë hapësira krijuese. Mjediset e ndryshme që ofron kopshti “Universum Kids Academy” u japin fëmijëve shanse dhe nxitje për kërkime të vazhdueshme në fusha të caktuara. Këto forma pune i ftojnë fëmijët të zbulojnë në mënyrë të shumëfishtë dhe komforte botën fizike ,botën biologjike dhe natyrore. Stafi ynë është i sigurt në mënyrat e veta të punës,të cilat e japin efektin  e tyre në mënyrë të padiskutueshme.

    Gjuha dhe komunikimi

    Fëmijët inkurajohen të mësojnë fjalë të reja, të përmirësojnë shprehjet gjuhësore dhe fjalët ende jo të plota. Për këtë realizohen aktivitete që stimulojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe formimin e fjalëve dhe komunikimit.