Misioni ynë është që të kemi nxënës të kurreshtarë, kreativ dhe të pavarur.
Të bëhemi shkolla më e mirë dhe inovative në vend.
Kurrikulë stimuluese dhe një mjedis mbështetës. Të fokusuar tek nxënësi, përmirësimi i cilësisë dhe ndërkombëtarizimi.
Shkolla Universum është shkolla e parë private në Kosovë, aktive që nga viti 2000 në Qytetin e Ferizajit. Shkolla ofron një kurrikul stimuluese dhe një mjedis mbështetës. Nxënësit tanë inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre.
Teknologjia zë vend të veçantë në planprogramin e shkollës, të gjithë nxënësit mësojnë për programim dhe robotikë, fal kampusit modern dhe integrimit të teknologjisë në mësimdhënie.
Stafi i kualifikuar në Shkollën Universum kujdeset që nxënësit të mësojnë të flasin dhe shkruajnë rrjedhshëm Gjuhë Angleze dhe Gjermane.
Arti dhe muzika janë pjesë e pandashme e aktiviteteve ditore në shkollën tonë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin emocional dhe profesional të nxënësve tanë.
Ne po i përgatitim nxënësit tanë për profesionet e së ardhmes. Kodimi ndihmon nxënësit që të kuptojnë më mirë matematikën, organizimin, kreativitetin, dhe të zhvillojnë shkathtësi të shkrimit dhe të mendimit kritik.
Shkolla Universum posedon kampus modern dhe inovativ duke integruar teknologjinë e fundit në mësimdhënie.
Shkolla Universum ofron studime ne nivelin parafillor, fillor dhe te mesem.
Shkolla Universum është shkolla e parë private në Kosovë, aktive që nga viti 2000 në Qytetin e Ferizajit.
Regjistrimi mund të bëhet online duke kontaktuar në email shkolla@universum-ks.org apo edhe duke na vizituar në kampus.
Shkolla Universum ofron aktivitete extra kurrikulare për të gjitha nivelet e shkollimit. Disa nga aktivitetete janë klasa e aktrimit, notit, piktures, muzikës, baletit dhe kodimit.
Jemi shumë të kënaqur me përkujdesjen e stafit për fëmijët tanë. Përveq mësimit fëmijët po argëtohen shumë gjatë aktivitetet shtesë që organizohen çdo ditë art, muzikë, aktrim dhe not.
“Më pëlqen vërtet të jem në këtë shkollë sepse mësoj shumë gjëra në një mënyrë argëtuese dhe interesante”