Në Shkollën “Universum” arti dhe muzika janë pjese e pandashme e aktiviteteve ditore tek fëmijët duke ndihmuar kështu në zhvillimin emocional dhe profesional të nxënësve.
Ne jemi krenarë për mbështetjen e gjithanshme të prindërve që është një pjesë thelbësore e procesit tonë arsimor.
Shkolla Universum është shkolla e parë private në Kosovë, aktive që nga viti 2000 në Qytetin e Ferizajit. Shkolla ofron një kurrikul stimuluese dhe një mjedis mbështetës. Nxënësit tanë inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre. Përveq kësaj teknologjia zë vend të veçantë në planprogramin e shkollës, të gjithë nxënësit mësojnë për programim dhe robotikë, kjo fal kampusit modern dhe integrimit të teknologjisë në mësimdhënie.
“Këtu argëtohemi, jemi gjithmonë të sigurt, kemi miq dhe mësimdhënës të shkëlqyeshëm, ushqim të mirë dhe të rrethuar me njerëz që janë gjithmonë të gatshëm të na ndihmojnë. Në përgjithësi, Shkolla Universum është më e mira”
"Më pëlqen vërtet të jem në këtë shkollë sepse mësoj shumë gjëra në një mënyrë argëtuese dhe interesante"
"E dua Shkollën Universum! Të gjithë këtu nuk hezitojnë të ndihmojnë dhe janë shumë miqësorë, ka një atmosferë të këndshme në shkollë"